Fshati Smirë

Oborri i Ymerli Sylejmanit më i bukuri në Smirë Print
Tuesday, 26 June 2012 20:03
imerli_sylejmani_1Oborri i Ymerli Sylejmanit është shpallur më i miri në fshatin Smirë, në një konkurs që është organizuar nga portali fshatismire.com. Komisioni në përbërje: Bekim Azizi, administrator i fshatit, Xhelal Shabiu, inspektor komunal  i ambientit, Veton Ademi, agronom, Zeqir Halili, arkitekt dhe Tefik Salihu përfaqësues i uebfaqes, ka vizituar  familjet që janë paraqitur në konkurs.

Megjithëse kishte oborre të rregulluara me shije, komisioni vendosi të zgjedhë për më të bukurin oborrin e familjes së Ymerli Sylejmanit. Vendin e dytë e ka zënë oborri  i Fevzi Ademit,  kurse të tretin ai  i Enver Qunit.


imerli_sylejmani_____foto_5_1Paraprakisht janë vendosur disa kritere të përzgjedhjes, siç janë sipërfaqja e oborrit, sipërfaqja e gjelbëruar, mirëmbajtja, elementet dekorative, muri i gjallë, biodiversiteti, idetë atraktive, mbrojtja e ambientit, kostoja etj.

“Oborri i Ymerliut, i përmbushë të gjitha kriteret e komisionit: ka shumë sipërfaqe të gjelbëruara, ka drunj dekorativ, pemë ekzotike, lule, elemente shtesë dekorative siç janë gurët, muri i gjallë, harmonia e bimëve, por edhe është i mirëmbajtur shumë mirë. Një element që është marrë për bazë është fakti se kjo familje  ka disa vite radhazi që e mban oborrin në këtë gjendje. Kjo dëshmon përkushtimin e saj  për ambientin. Edhe oborret tjera që janë paraqitur janë të rregulluar mirë, por disave iu ka munguar ndonjë, element, disa kanë qenë shumë të ngarkuara dhe të përziera, apo disa nuk kanë qenë të mirëmbajtura në momentin e vizitës”, thotë Xhelal Shabiu nga komisioni vlerësues.

Imerli_Sylejmani

Familja Sylejmani ka marrë si shpërblim një kositëse të  barit të prodhimit gjerman, me një vit garancion,  dhuratë nga Barnatorja bujqësore “Agro Pharma”, me pronar  Mcs. Besim Sahiti.  “Është iniciativë e mirë që është marrë nga webfaqja. Unë e kam përkrahur pa hezitim dhe me kënaqësi, sepse ky konkurs i kontribuon motivimit të banorëve të fshatit për t`i kushtuar edhe më shumë rëndësi ambientit dhe sipërfaqeve të gjelbëruara e të rregulluara. Kjo është një praktikë e mirë dhe besoj se duhet të ndiqet edhe në të ardhmen”, ka thënë Msc. Besim Sahiti.

Familja Sylejmani shprehet mirënjohëse  për këtë iniciativë dhe falënderon sponsorin që ka mbështetur këtë aktivitet. Vet Ymerliu tha se meritat kryesore për oborrin i ka bashkëshortja e tij, e cila e përkrahu nismën për të promovuar ambientet e bukura në fshat dhe pastërtinë.

Imerlia_3“Është mirë që keni organizuar këtë konkurs. Le të shihet që ka oborre të mira në Smirë, por ndoshta të nxiten edhe të tjerët që nuk kanë, të merren më shumë me ambientin”, thotë bashkëshortja e Imerliut, Safete Sylejmani, e cila kujdeset më së shumti për parkun. Ajo tregon se ka pesë vite që e kanë rregulluar oborrin dhe e mirëmbajnë rregullisht. “Ka shumë punë. Unë për çdo ditë bëj diçka në oborr. Ose i rregulloj lulet, ose murin e gjallë, ose drunjt dekorativ…Një njeri ka punë vazhdimisht këtu. Mirëpo, unë e kam shumë merak dhe gjej kohë për të gjitha. Më së shumti e dua murin e gjallë”, thotë zonja Safete duke na treguar gishtin e madh të dorës së majtë të dëmtuar nga gërshërët nga puna e përditshme në kopsht. Ajo madje, si adhuruese e flaktë e natyrës, propozoi që të organizohen edhe aksione për pastrimin e ambientit në fshat.

imerli_sylejmani_10Gjatë vizitave nëpër oborre kemi hasur edhe në gjëra interesante, si bimë të veçanta: fik, hibiskus, pjeshkë, gështenjë etj, pastaj paunë, qesme prej druri e deri te një pulë këlloqke në një shelg. Sidoqoftë, ishte kjo një përvojë e mirë për komisionin vlerësues.

Në konkursin për orborrin më të bukur në Smira kanë konkurruar 10 familje.  Konkursi për oborrin më të bukur në Smirë do të bëhet tradicional dhe do të realizohet për çdo vit. 

Kurse fotografitë e oborrit fitues do të qëndrojnë në webfaqen e fshatit gjatë tërë sezonit veror. 

Në vazhdim ju sjellim edhe disa fotografi të oborreve të Fevzi Dikës që ka vendin e dytë dhe të Enver Qunit që ka zënë vendin e tretë.

fevzi_ademi_me_emer_2

fevzi_ademi__me_emer_5

fevzi_ademi_me_emer

enver_quni__me_emer_2

enver_quni__me_emer__3

enver_quni_me_emer

 

Comments 

 
#18 florim 2013-04-14 20:47
xhelberimi ta ndryshon natyren dhe te jep rinxhallje dhe freski ju lumshin duart
 
 
#17 sadri 2012-09-08 13:46
sum bukur sidomos aij i2 dhe i 4
te gjith po
 
 
#16 Maki 2012-08-27 21:01
shum bukur, ju lumshin duart.pershendetje prej Ramjanit.
 
 
#15 ARDIANI 2012-07-22 20:29
te gjithea oborret me pelqyne por kisha nje per ta vequare qe mu duke pake me i bukure se oborret e tjera e ai ishte OBORRI I ENVERE QUNITE RRESPEKTE DHE SUKSESE TE TJERA Z:ENVERE QUNI -PERSHENDETJE NGA GOSHICA
 
 
#14 fevzia 2012-07-16 00:19
imerli me eshte ba qefi kur e pashe ket pun qe e keni ba bravo ju pergezoj krejt familjen i keni dhan bukuri fshatit me nderime te perzemerta nga fejza
 
 
#13 qahil Imeri 2012-07-08 11:34
Bravo Ymerli vertet bukur e ke rregullue!
 
 
#12 misini 2012-07-01 06:19
Ju lumt pune e bukur te gjithe atyre qe i kan rreguluar kopshtet shum te bukura te gjitha.Imerliun e uroj per shperblimin duke i deshiruar qdo te mire ne jet.Respekt te gjitheve nga Misini.
 
 
#11 Erzaa 2012-06-30 18:10
brravo tetes Safet dhe dajes Ymerli dhe femijeve te tyre qe gjith jan kujdes per oborrin e tyre .. Suksese!
 
 
#10 Albana 2012-06-30 17:30
Të gjitha oborret janë të bukura skom vrejtje poo dua ta vecoj oborrin e Enver Qunit,më pëlqen pamja shumë është i bërë me plan vendin e par per mendimin tim e merr Enver Quni si dhe i përgëzoj gjithë familjet e Qunve me të vërtet janë të zot rregull sikurse në oborrin e tyre nuk ka.
Faleminderit për mirkuptim
 
 
#9 magribe 2012-06-29 20:25
ju pereshendete vendasja nga amerika me vjen mire pere vendlindjen time qe dita dites po perparon edhe pere mire mbajtejen e oborret e juja qe po lulzojen
magribe imeri florid
 
 
#8 Vebi Azizi 2012-06-29 13:25
Puna tregon suksesin e juaj prandaj ju lumte !!Ku ka ma bukur se ta rregullojsh ambientin ku jeton. Bravo Fam. Imerliut!!!!
 
 
#7 Emri 2012-06-29 11:15
Pune e bukur, Ju lumte!
 
 
#6 Kefsere 2012-06-28 07:50
Tung dhe pershendetje ju lumt per oborrin mete mir ne fshatin smire por ky esht edhe nje shembull i mir per te tjert se si duhet te mbahet oborret pershendetje zotriun Iimerli dhe zonjen Ajshe
 
 
#5 dija 2012-06-27 09:51
Pershendetje Ymerli e Safete ju uroj pun te mbar e te palodhshme ju lumt.
 
 
#4 shpend salihu 2012-06-27 09:39
Bravo Ymerli te lumte ty me familje.
Vertete bukur te lumte
 
 
#3 dija 2012-06-27 08:57
pershendetje Safet e Ymerli ju uroj pun te mbar e te pa lodhshme
 
 
#2 sabriu 2012-06-26 21:16
Metè vèrtet bukur edhe syri tè pushojka mbas ktyne fotove qè janè paraqitur ktu nè kèt portabèl.Familja Sylejmani dèshmon se me punè bèhet gjithqka ksi oborre vetèm nè perendim mun ti pash por ja edhe tek ne me punè rregullohet ambienti ku tè pushon syri dhe sado me qen i lodhun nè ksi oborre trupi pushon.Njè pèrshèndetje familjès Sylejmani si dhe firmès Barnatores Bujqèsore "Agro Pharma"pèr shpèrblimin e dhèn.Pra ky èshtè njè shembull i mirè pèr njè ambijentè tè pastèr kur ke ambijentin e pastèr ke edhe shèndetin e mirè tè vazhdoj qè edhe rruget parqet ti mirbajm ksi soji,metè vèrtet bukurè pèrshèndetje nga Sabri Dika.fr bravo bravo.
 
 
#1 lejla 2012-06-26 20:54
Jam shume e lumtur qe daja im e ka zene vendin e pare per oborrin me te bukur ne smire
ju lumtee qe te dyve
 

Add comment

Komentet që përmbajnë fyerje, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen.
Ju faleminderit për mirëkuptim.

Security code
Refresh

Video

Marketing

  • Marketing

Lajme nga VitiaInfo.com

Thënia e ditës

Tri gjëra nuk mund të kthehen mbrapsht: Fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe e kaluara. /Thënje angleze/

Dërgo info

dergoinfo

Anketë

Sa jeni të kenaqur me nivelin e mësimdhënësve në shkollën e Smirës?
 

Ndihmo fshatin Smirë

ndihmo

autobusi



Saturday Sunday Monday