Fshati Smirë

Në Smirë nis procesi për emërtimin e rrugëve Print
Monday, 16 April 2012 05:07


ruget_e_smires_bb_1Smira ka nisur përgatitjet për emërtimin e rrugëve të fshatit. Një komision i fshatit ëshë mbeldhur në takimin e parë publik, për këtë çështje dhe ka diskutuar për kriteret dhe format se si do të kryhet ky proces, i cili u konsiderua mjaft me rëndësi për komunitetin. Sipas administratorit të fshatit, Bekim Azizi, me vendim të Kuvendit Komunal të Vitisë është kërkuar formimi i komisioneve nëpër emërtimin e rrugëve nëpër fshatra. "Në bazë të informatave që kam, të gjitha fshatrat tashmë e kanë kryer këtë obligim, përveç Smirës dhe Lubishtës. Unë jam takuar me njerëz të profileve dhe moshave të ndryshme në fshat për të biseduar dhe për t`u konsultuar se çfarë emrash mund të përfshijmë në listë. Këtu mund të hyjnë emra të dëshmorëve, veprimtarëve të çështjes kombëtare, data e ngjarje historike, personalitete të shquara të historisë, kulturës etj", tha Bekim Azizi. Ai tregoi për disa propozime konkrete që i kanë bërë banorët si psh: Të përfshihen emrat e katër dëshmorëve dhe dy viktimave të luftës së fundit dhe emrat e të rënëve në luftë në periudha të ndryshme të historisë. Pati propozime që rrugët të marrin vetëm emrat e atyre që kanë rënë drejtëpërdrejtë në luftime, por jo edhe emra të viktimave të luftës, mandej që disa emra tradicionalë tashmë të ruhen, si psh. rruga e Shkupit, pastaj rrugët të emërtohen me emrat e njerëzve që kanë lindur ose që kanë jetuar në ato lagje.

takimi_per_emertimin_e_rrugevePati edhe kundërshtime, pasi përfaqësuesit e disa lagjeve pretendonin se lagjet e tyre tashmë i kanë emërtuar vet dhe i kanë emrat e tyre. Poashtu, diskutime pati edhe rreth përfshirjes së të rënëve në Luftën e Dytë Botërore, në listën e emrave që mund të marrin rrugët tona. Kishte propozime që ata të mos merren parasysh, me pretendimin sekanë luftuar për ideologji e jo për atdhe. Mirëpo, pati edhe mendime se kjo periudhë nuk bën të kalohet, sepse shqiptarët në atë kohë kanë luftuar për të çliruar trojet dhe për t`u bashkuar me Shqipërinë, por pasi u tradhtuan vendi mbeti në Jugosllavi. Pas gati tri orë diskutimesh të pranishmit arrritën të propozojnë emrat e 20 rrugëve të fshatit. Për 16 prej tyre u propozua të mbajnë emra të dëshmorëve e atdhetarëve, kurse 4 ishin propozime tjera si: 5 Prilli, Rruga e Shkupit, Rruga e UÇK-së dhe 17 Shkurti. Procesi për emërtimin e rrugëve të fshatit Smirë duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Pastaj emrat e propozuar nga komisioni, do të miratohen në Kuvendin Komunal të Vitisë dhe do të zyrtarizohen.

 

Comments 

 
#5 Gurbetqari 2012-04-30 10:35
ju pershendes te gjitheve ne smire . ju pergezoj qe po nisen nje projkt te domosdoshem per fshytin smire
. fsh. smire eshte nje fshat shume i madh dhe pajeter duhet te ket edhe emertimin e rrugeve . siq dihet se shume smirak jetojn dhe veprojn ne diaspor dhe perkatesisht ne gjeneve ishte e mire qe edhe nje rruge te kishte emrin e nje qyteti evropian me gjith se sot ne gjeneve jetojm me se 100 familje nga smira ishte e udhes qe nje rruge ne fshatin tone te dashur te ket emrin RRUGA GJENEVES.FLM ju pershendes te gjitheve
 
 
#4 Fadil Maliqi 2012-04-18 21:07
Duke ju deshiruar pun te mbar dhe suksese,po ju dergoj edhe nje pershendetje,du ke ja bashkangjit edhe nje vrejtje. Ju lutem qe sa ma shpejt qe asht e mujshme te i publikoni edhe emrat tjer qe jan propozu,se mendoj qe asht mir edhe ne me kontribu aq sa mujm kuptohet me kumuniku.E tasht me falni po une edhe ne qoft se e teproj,me duhet pak Sabrin ta korigjoj.Sabri ti me ni koment me tregove se Vlezrit tan diten perlahen,ne mbramje pushket i virin bashk.E un po te kallzoj se ne qoft se njeri tan kohen i kallzon tjetrit me gisht ka pushka kti ma si mbetet tjeter veq ta kap pushken.Me vjen mir qe je gzu per emrimin e rrugve!por me prit se do te zhduken lagjet e ki gabim, pra rruget nuk mujn mi zhduk Lagjet,a lagjet saher te dojn emrat e rrugve i ndrrojn.Sabri te uroj ti realizosh deshirat tjera,por jo edhe zhdukjen e lagjeve. Mos harro Aliajt Kurtovit Rexhajt etj. As'sesi te filosh me etj. DMTH prej te fundit kah te paret, se eshte si Buka pa Krip. Kalofshi mir te gjith flm per mirkuptim.
 
 
#3 rruga shkupi 2012-04-18 17:07
kishe nuk po e leni rruga e shkupi e kemi pas mu qu protesat na te rruges shkupi heh
 
 
#2 Sovrani 2012-04-18 09:12
Përgëzoj ç'do nismë të mbarë, për fsh.Smirë,por diqka po me shqetëson se shum takime po mbahen fshehurazi, kur ç'do gjë në Kosovë kërkohet të jetë transparente!
Une nuk di qe ka pasur ndo një lajmërim publik, e as takime publike per këtë qëllim.por sipas dikujt historia ka filluar me te, do të na ngulfasë folklorizmi, e të mbetemi pa as një vlerë të mirëfilltë. Zoti i mëshiroft!.
 
 
#1 sabriu 2012-04-16 13:06
Pèrshèndetje pèr komisionin e fshatit sidhe administratorin Bekim Azizin.Kètè punè pèrè emèrtimin e rrugve qè eka marr komisioni i fshatit ju uroj sukses;Kisha ni propozim pasi qdo rrugè qè tè emrohet letè vendosen edhe numrat e shtèpive qè posta mè let tè arrin nè adresèn e sakt;Besoj se pèr komisionin èshtè njè punè e lodhshme porè me mirkuptimin e tè gjithve realizohet.Mos tè harrojm edhe ndoni emèr tè artistve tè mdhej shqipètar sidhe shkrimtar shqipètar.suksese Smirè nè emèrtimin e rrugve.Pas emrimit tè rrugve mo nuk dotè kemi polemika se si quhet kjo lagje Halilaj Aliaj etj me respekt S.Ademi.
 

Add comment

Komentet që përmbajnë fyerje, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen.
Ju faleminderit për mirëkuptim.

Security code
Refresh

Video

Marketing

  • Marketing

Lajme nga VitiaInfo.com

Thënia e ditës

Tri gjëra nuk mund të kthehen mbrapsht: Fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe e kaluara. /Thënje angleze/

Dërgo info

dergoinfo

Anketë

Sa jeni të kenaqur me nivelin e mësimdhënësve në shkollën e Smirës?
 

Ndihmo fshatin Smirë

ndihmo

autobusi



Wednesday Thursday Friday