Fshati Smirë

U mbajt seanca e rregullt e Kuvendit Komunal Print
Wednesday, 18 April 2012 18:37
Kuvendi_i_VitiseNë seancën e IV të rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë sot është diskutuar për disa propozim-vendime, si: për anulimin e pozicionit nga buxheti i Komunës së Vitisë për vitin 2012; Ndërtimi i ujësjellësit në fshatin Ramjan; Propozim vendimi për aprovimin e projektit për rregullimin e kanalizimit në fshatin Ramjan; Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën Janar-Dhjetor 2011; Shqyrtimi i bilancit të gjendjes për vitin 2011; Poashtu nga Drejtoria Komunale e Arsimit është dhënë një Informatë rreth ndarjes së bursave të studentëve për vitin 2011/2012. Islam Jashari Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi Financa dhe Zhvillim duke prezantuar pasqyrat financiare të buxhetit Komunal për periudhën Janar-Dhjetor 2011 tha se kjo drejtori në përmbyllje të vitit buxhetor ka përpunuar raportin përfundimtar mbi të hyrat dhe të dalat buxhetor. Ai tha se fillimisht buxheti i aprovuar nga kuvendi Komunal ka qenë 6.844.000 € por më pas ka pasur rritje. “Për shkak që niveli qendror ka vendosur për rritjen e pagave për shërbyesit civil në arsim dhe shëndetësi dhe buxheti përfundimtar që kemi pasur në shpenzim është 2.500.340.00€ dhe nga ky buxhet janë shpenzuar 98,9%” u shpreh Jashari . Ai mandej përmendi edhe shpenzimet e tjera si në paga dhe mëditje, shërbime dhe mallra, shpenzime komunale, transfere dhe subvencione etj. Ndërsa Hasan Aliu nga LDK duke folur rreth shpenzimeve tha se në disa vende ka mundësi të reduktimit të shpenzimeve pasi sipas tij ato janë të mëdha si në telefonin fikse dhe mobile, dreka zyrtare, vendime të gjykatave etj. Ndërsa edhe disa këshilltarë të tjerë dhanë vërejtjet e tyre në shpenzimet e bëra gjatë vitit 2011 duke sugjeruar që të bëhet ulja e shpenzimeve të panevojshme. Islam Jashari duke folur rreth vendimeve të gjykatave tha se pjesa më e mëdha e tyre ka të bëjnë me paga dhe atë para vitit 2011 por që ekzekutimi i pagesës bëhet atëherë kur edhe merren vendimet e gjykatave. Pas debatimit të kësaj pike nga ana e këshilltarëve më shumicë votash kjo pikë është aprovuar nga Kuvendi Komunal i Vitisë. Ndërsa gjatë kësaj seance Drejtoria Komunale e Arsimit ka dhënë një informatë rreth bursave të studenteve ndëkohë këshilltarët u pajtuan që të shikohen mundësitë e rritjes së bursave për vitin e ardhshëm. Pas debatimit e të gjitha pikave të rendit të ditës ato më shumicë votash u aprovuan nga Kuvendi Komunal i Vitisë.
 

This content has been locked. You can no longer post any comment.

Video

Marketing

  • Marketing

Lajme nga VitiaInfo.com

Thënia e ditës

Tri gjëra nuk mund të kthehen mbrapsht: Fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe e kaluara. /Thënje angleze/

Dërgo info

dergoinfo

Anketë

Sa jeni të kenaqur me nivelin e mësimdhënësve në shkollën e Smirës?
 

Ndihmo fshatin Smirë

ndihmo

autobusi



Tuesday Wednesday Thursday