Fshati Smirë

SHKA “Hasan Prishtina” nga Vushtrria fituese e Flakadanit të Karadakut Print
Wednesday, 27 March 2013 17:31
DSC02088Me Festivalin e Ansambleve dhe Shoqërive kulturore artistike, në Viti është përmbyllur Manifestimi Flakadani i Karadakut 2013. Gjatë tri netëve të këtij festivali, janë prezantuar 12 shoqëri dhe ansamble nga gjitha trevat shqiptare. Juria profesionale ka bërë përzgjedhjen e më të dalluarve të festivalit ku çmimi i parë iu dha SHKA “Hasan Prishtina” nga Vushtrria, kurse çmimi special i festivalit iu nda Ansamblit shtetëror nga Tirana. Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi ka përshëndetur shoqëritë pjesëmarrëse dhe i ka falënderuar për faktin se me prezencën e tyre e kanë madhështuar manifestimin. Në tri netët e këtij festivali, në skenë janë ngjitur rreth 350 artistë dhe solistë, të cilët kanë shfaqur vlera të traditave nga viset prej nga vijnë dhe që janë vlerësuar nga spektatorët dhe njohësit e artit. Edhe sivjet, shoqëritë dhe ansamblet pjesëmarrëse, kanë treguar cilësi dhe një përgatitje të madhe në përfaqësimin sa më dinjitoz dhe nivel të lartë në paraqitje. Juria profesionale në përbërje prof.dr. Rexhep Munishi etnomuzikolog, Sami Piraj muzikolog dhe Minella Kureta mjeshtër i madh i Unionit artistik të kombit shqiptar, kanë përzgjedhur më të mirët e këtij festivali. Çmimi i parë iu dha SHKA “Hasan Prishtina” nga Vushtrria, vendi i dytë Shoqërisë “Shotë Galica” nga Drenasi dhe vendi i tretë Shoqërisë “Minatori i Ri” nga Kishnica. Kurse çmimi special iu nda Ansamblit shtetëror nga Tirana, i cili sivjet nderoi me prezencën e tij këtë ngjarje të madhe kulturore. Po ashtu juria ka përzgjedhur edhe koreografin më të mirë për të cilën u shpërblyen Ansambli i “Ibe Palikuqi” nga Shkupi, kostumet autoktone-për kostumet e burrave Ansamblit “Emin Duraku” nga Shkupi, Orkestra më e kompletuar Shoqëria “Presheva Jehonë” nga Presheva. Mirënjohje për paraqitje korrekte ne skenë SHKA “Bajram Curri” nga Prishtina, dueti më i mirë Egzona Muniqi dhe Enver Haliti “Hasan Prishtina”-Vushtrri, këngëtar i muzikës folklorike Qazim Hajdari nga Ansambli “Albafolk” Gjilan, për vallëzim të veçantë u shpërblye “Vallja Çame” nga Ansambli “Vlora”, valltarët më autoktonë Ansambli “Emin Duraku” nga Shkupi, ndërsa një mirënjohje e veçantë iu dha Ansamblit “Bursa” nga Bursa e Turqisë. Sami Piraj muzikolog, tha se ky festival me sukses ka arrit të zgjerohet dhe të përfshijë gjithë trevat shqiptare, por edhe ka dhënë disa sugjerime për të ardhmen që festivali duhet ti ketë si kritere për shoqëritë pjesëmarrëse. Me këtë festival, është përmbyllur edhe i gjithë manifestimi tradicional kulturor e sportive Flakadani i Karadakut 2013, që i ushtohet veprës së dëshmorit Nijazi Azemi –komandant Mjekrra.
 

This content has been locked. You can no longer post any comment.

Video

Marketing

  • Marketing

Lajme nga VitiaInfo.com

Thënia e ditës

Tri gjëra nuk mund të kthehen mbrapsht: Fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe e kaluara. /Thënje angleze/

Dërgo info

dergoinfo

Anketë

Sa jeni të kenaqur me nivelin e mësimdhënësve në shkollën e Smirës?
 

Ndihmo fshatin Smirë

ndihmo

autobusi



Thursday Friday Saturday