Fshati Smirë

Faqja e Smirës shënon 1-vjetorin me mbi 42 mijë vizita-nxit donatorët për projekte në fshat Print
Sunday, 08 January 2012 15:18

Tefik_Salihu_duke_prezantuar_320x200Faqja e Smirës www.fshatismire.com, shënoi njëvjetorin e funksionimit me sukses. Në një ceremoni rasti të mbajtur në "Beni Impex", ekipi i faqes: Tefik Salihu, Zeqir Halili, Fidan Ferizi dhe Nijazi Halili, përmes video-perzantimeve, shfaqën para të pranishmëve, qëllimet, vizionin dhe planet e faqes si dhe aktivitetin e saj brenda këtyre 12 muajve.  "Faqja e ka arsyetuar veten.

 

 

Ajo është krijuar me qëllim që të lidh virtuelisht të gjithë smirasit kudo që janë dhe kjo ka ndodhur, sepse është vizituar shumë nga bashkëfshatarët këtu dhe gjetiu. Kjo na bën të ndihemi mirë, sepse për këtë arsye edhe e kemi krijuar, për t`i informuar n

jerëzit për aktivitetet dhe zhvillimet në fshat", ka thënë Tefik Salihu, duke falënderuar të gjithë që e kanë lexuar dhe i kanë dhënë mbështetje faqes.
Janë sjellur edhe statistikat, si dëshmi e suksesit që arritur faqja gjatë një viti. "Prej  1 janar deri më 31 dhjetor 2011, portali www.fshatismire.com, ka pasur rreth 42 mijë vizita, në 58 shtete të botës. Nga faqja kryesore  e saj,  janë hapur mbi 220 mijë faqe tjera, psh: njoftime,  shkolla, lajme, info, kultura...argëtim etj. Koha mesatare që një vizitor ka kaluar në faqe është 5 minuta e gjysmë. Më së shumti vizitorë ka pasur nga Kosova, pastaj nga Zvicra, Gjermania, Franca, SHBA-të, Shqipëria, Austria, Maqedonia, Italia, etj.", tha ai.
prezantimi_i_Nazim_Halitit_320x200I pranishëm në ceremoni ishte edhe zëvendësdrejtori i Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ), Nazim Haliti, i cili tha se faqja e Smirës www.fshatismire.com e ka nxitur këtë organziatë që të mendojë për një bashkëpunim me fshatin. "Kjo që po bëni ju është punë e mirë dhe e vlefshme. Krijimi i faqes së internetit nga këta djem është shembull tipik i qtetarisë aktive për të mirën e përgjithshme të komunitetit. Në organizatën tonë, pikërisht e kemi edhe programin e Filantropisë që dallon njerëzit apo organizatat që ndajnë një pjesë të fitimit të tyre, apo që bëjnë mirë për shoqërinë. Poashtu e kemi edhe Programin e Granteve të vogla për komunitetet që janë të organizuara siç është psh. Smira.  Këto janë raste të rralla në Kosovë. Prandaj, ne do të takohemi sërish dhe do të bashkëpunojnë në të ardhmen. Besoj se bashkëpunimi ynë do të rezultojë me përkrahje  konkrete", tha Haliti.
Poashtu u prezantua edhe një video-prezantim si kolazh 5 minutësh me fotografi nga aktiviteti i portalit. Pas kësaj iu dha fjala audiencës për të dhënë komentet në lidhje me këtë projekt.

mirenjohjet_nga_diaspora_320x200Ramadan Rrahmani, me qëndrim në Gjenevë, në emër të Kryesisë së Smirasve në Zvicër shprehu falënderim për krijuesit dhe mbajtësit e faqes. "Ju po bëni një punë të shkëlqyeshme. Nuk mund të përshkruhet me fjalë rëndësia e faqes së internetit për Diasporën. Kjo ka shumë vlera, sepse po bëni punë vullnetare dhe po informoni mërgimtarët duke i afruar ata me vendin e tyre", tha Ramadan Rrahmani. Ai për anëtarët e ekipit të faqes, në emër të Kryesisë së Smirasve në Zvicër, ndau nga një mirënjohje për kontributin vullnetar në informimin e smirasve në diasporë.

audienca_2_320x200Më tutje, edhe folës tjerë lavdëruan përkushtimin vullnetar për të krijuar një lidhje midis krejt smirasve. Natyrisht kishte edhe sugjerime që faqja të përmirësojë disa materiale apo edhe të ketë gjëra edhe më shumë. Sidoqoftë më takim nuk munguan as debatet për përmirësimin e infrastrukturës, trajtimin e familjeve në nevojë, ngritjen e cilësisë në arsim etj, që njëkohësisht janë edhe objektivat e faqes www.fshatismire.com. 

 

Comments 

 
#7 Tefik Salihu 2012-03-08 06:06
Faleminderit Beko!

Po mundohemi te ofrojme diçka, aq sa mundemi, dijme dhe kemi kohe per bashkefshataret tane, kudo qe jane. Shpresoj se kjo faqe do t`ju sherbej edhe juve ne Obiliq, per t`u ndier me afer nesh.

Tefiku.
 
 
#6 bekim ukshini 2012-03-07 13:35
pershendetje

Kush si je a je mire ja e hapa kete faqe te fshatit tone smire dhe po e shoh se ka shume gjera interesante reth fshatit dhe te pergezoj per punen qe e ke bere .
Te fala nga bekim kusha nga Obiliqi tung.
 
 
#5 Nazim Azemi 2012-02-07 11:54
Tefo pershendetje eju shkoft puna mbar per ket pun te shkelqyshme që poe bani vulnetarish shum e qelluar per neve Gurbetsheve.Jeni te pazavesushëm jei te mrekullushem te xhitha informatat pi marrim pi ksaj faqe shum e shum e qëlluar.Tefik Krenohu edhe me emnine .Babxhyshit tand që e mbn se ne kohnat mate shtira ika pri smires Dardane duke ju dal para Hordhive sllavo qetnike ne pranverren e vitit 1936 kur i tër Fshati ishte i rrethuar per tja dhan zjarrin ai ju tha ju muni me hi ne Fshat por as nj mashkul nuk asht ketu krejt jan ne mal dhe Fal Guximit të ti dhe kakqave qe"ishin pregadit per ta mbrojt Fshatin ne vendin e qujtun Rrafshi qarshijes se stme smira i shpetoi kti rreziku Fal .Babxhyshit tand edhe kaqakve që ishin te armatosur shum mir jo vetem nji her por 3 her itër Fshati keqen i rrethuar pe"tja dhan Flaken .kaq ksaj radhe e ty Tefi te uroj shëndet ejet te xhat sa malet ibafsh 100 vjet krejt vjet te mira Nazim Azemi nga zheneva
 
 
#4 Emri 2012-01-26 13:59
Pershendetje,
Pune te mbare, shendet dhe suksese, suksese patjeter kur djem si Fidani, Zeqa, Tesa e bejen pune pa pertese, do te ecni perpar per 100 vjete me kete faqe , po beni historin me shkrim, po leni gjurmet nga do qe shkoni, kjo qe e shkruani eshte si nje liber i ofiqarise, kjo qe beni ne kete faqe eshte si monomenti qe keni ne ballinen e faqes DEA DARD, 2000 e sa vjeqar e vjeter, tempullit te kroni , etj.Pra perpara dhe vetem perpar , Te falmnderi Fidan, Zeq, Tesa, Njaz, per punen mire qe beni.
Me respekt!
 
 
#3 emin laqa 2012-01-09 17:00
urime urimee dhe gjithe te mirat ne vazhdime :lol:
 
 
#2 Flamuri 2012-01-09 11:10
Mifail ndihma e bashkatdhetarev e eshte e pakursyer nuk mundemi me jav kthye ate qe ju beni per kosoven rrespekt. Nese doni lajme te fresketa 24 ore nga vendasit tuaj te pa lodhshem dhe me perkushtim maximal e profesianal ekipes se web faqes se Smires ju duhet nje Iphon 4 andaj luteni qe te gjithe ju bashkatdhetaret te takoheni dhe se paku ketyre djemeve tua lehtesojme punen ne teren, Me Iphon 4 ekipa mundet kudo qe te gjinden ne teren te kene qasje 24 ne internet dhe te postojne vazhdimishte lajme te reja ne jemi duke punuar qe ketyre djemeve tu mundesojme se paku ndonje shperblim material ne menyre qe te kemi mundsi te vazhdojme me festimin e pervjetoreve te ardhshem te kesaj Web faqe. me rrespekt Flamuri pershednetje per te gjithe bashkatdhetaret .
 
 
#1 Mifail Laça 2012-01-08 21:40
Urime nje vjetorin e lindjes te portalit juve dhe gjithe smiraseve.Gjithe atyre qe kan kontribuar per ket portal ju lumte se me te vertet na keni ber nje llidhje shpyrterore me vendlindjen neve qe jem ne diasopr.E dime qe punoni ne baza vullnetare por do te tendojme qe sado pak ne te ardhmen te ju ndimojme.Ju uroj suksese edhe ne te ardhmen ty Tefik dhe gjithe atyrev djelmoshave qe bashkpuneni.
Urime viti iri 2012 shendet e fate
 

Add comment

Komentet që përmbajnë fyerje, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen.
Ju faleminderit për mirëkuptim.

Security code
Refresh

Video

Marketing

  • Marketing

Lajme nga VitiaInfo.com

Thënia e ditës

Tri gjëra nuk mund të kthehen mbrapsht: Fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe e kaluara. /Thënje angleze/

Dërgo info

dergoinfo

Anketë

Sa jeni të kenaqur me nivelin e mësimdhënësve në shkollën e Smirës?
 

Ndihmo fshatin Smirë

ndihmo

autobusi



Monday Tuesday Wednesday